Shqiptarja në Siri dërgon një mesazh nga kampi: Po na rrahin shumë

08 gusht 2021 | 20:26

Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit, që humbi jetën brenda në kamp, rrëfen për A2 se Eva Dumani vijon të jetë në kamp dhe strehohet tek një boshnjake.

Një mesazh i mbërritur në redaksinë e A2 tregon se shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl po keqtrajtohen nga gratë e radikalizuara. Motivet, sipas mesazhit, janë se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen për në vendet e origjinës, por nuk lejohen. Disa prej tyre keqtrajtohen, edhe pse kanë celular dhe vijojnë të flasin me të afërmit e tyre.

Prania e elementeve të radikalizuara brenda kampit, të cilat duhet të forcojnë moralin e grave të tjera, ka filluar të veprojë në Al Hawl. Të njohura ndryshe si Hisbah, ish-pjesëtare të brigadës Al Khansaa në Shtetin Islamik, kanë pasur si detyrë të ndëshkojnë të gjitha ato gra të cilat nuk respektonin moralin e sheriatit dhe ligjeve të ISIS.

Një tjetër bisedë që A2 disponon me një shtetase arabe, e njohur e Mentije Dumanit, që humbi jetën në Al Hawl, tregon se Eva Dumani vijon të jetë brenda kampit, ndërsa ka qëndruar me një grua boshnjake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i këtij muaji është afati kur 12 ambasadorët e…