Ky është linku ku mund të shihni të dhënat rreth vaksinimit kundër Covidit

09 gusht 2021 | 10:40

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër Covid-19 në uebfaqen e saj.

“Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin. Atë mund ta gjeni lehtë në uebfaqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi ‘Covid-19’, dhe më pas nënmenynë ‘Statistikat Covid-19’ për të krijuar qasjen në Covid Dashboard”, ka njoftuar ministria.

Linku poshtë

https://msh.rks-gov.net/sq/statistikat-covid-19/

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar.

“Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit. Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka mundur Luksemburgun 84:58 (26:20, 20:25, 22:3, 16:10) për…