![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/sheeee.jpg)
Një qytetar i Kosovës arrestohet në Shëngjin, iu gjet drogë në çantë
Një pushues nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Shëngjinit ditën e sotme pasi iu gjet në çantë drogë.
Gjatë kontrollit të makinës, ku 26-vjeçari ishte pasagjer u gjet kanabisi.
Sipas policisë së Shqipërisë, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
“Vihet në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Lapidarit’, Shëngjin, forca e posaçme ‘Shqiponja’ gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.