Zjarri në Kalimash, flet për gjendjen aktuale kryetari i Bashkisë së Kukësit

10 gusht 2021 | 07:44

Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se situata me zjarret mbetet ende shumë e rëndë, por sipas tij është në menaxhim.

Gjici në “Edicionin Special” në Klankosova.tv ka bërë me dije se janë duke intervenuar nga toka e ajri për të shuar zjarret teksa me ndihmën e pjesëtarëve të FSK-së dhe zjarrfikësve nga Kosova situata vazhdon të mbetet nën kontroll.

“Zjarrin më të vështirë e kishim mbi Kalimashin mirëpo fatmirësisht kemi arritur që ta mbajmë nën menaxhim. Kemi dy vatra të mëdha të zjarrit dhe mjaft të rrezikshme jemi duke ndërhyrë dhe nga ajri por besoj se me të gjitha këto forca edhe toka besojmë që të arrijmë ta mbajmë nën kontroll”.

“Falë forcave që erdhën nga Kosova besoj që për dy-tre ditë të arrijmë të lokalizojmë zjarrin në Kukës”, tha Gjici.

“Falënderoj shumë Kosovën për ndihmën dhe të gjitha institucionet që kanë qenë shumë korrekt në ftesën tonë për ndihmë në shuarjen e zjarrit. Kjo tregon vlerën e shqiptarëve që i dalim në ndihmë njëri-tjetrit”.

Gjici mes tjerash bëri të ditur se “Rruga e Kombit” është e kalueshme dhe e sigurt deri tani nga zjarri.

“Ne kemi arritur të fitojmë luftën më zjarrin, Rruga e Kombit është e lirë dhe janë duke u kontrolluar nga shumë forca të sigurisë e kemi nën kontroll situatën dhe rruga është e lirë dhe e qarkullueshme”.

Kryebashkiaku i Kukësit mes tjerash bëri të ditur se në zonat ku janë vatrat aktive nuk ka shtëpi dhe banesa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka falënderuar Kosovën për zjarrfikëset…