Kamioni e goditi autobusin në Gjermani, ka të vdekur dhe të lënduar

10 gusht 2021 | 11:52

Një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë pësuar lëndime pasi një kamion u përplas me një autobus në Gjermaninë qendrore.

Viktima që vdiq si pasojë e aksidentit në Langenhagen, një qytet pranë Hanoverit, ishte një grua 29-vjeçare, raportoi agjencia e lajmeve “DPA”.

Të dy shoferët kanë pësuar lëndime, së bashku me disa pasagjerë të autobusit, raporton “Euronews”.

Tre persona vuanin nga lëndimet e rënda, mes tyre një djalë katërvjeçar.

Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje në një kryqëzim rruge në Langenhagen ku semaforët ishin fikur.

Sipas autoriteteve autobusi duhej të ishte ndalur në kryqëzim për t’i lënë rrugën kamionit, por nuk e bëri dhe kamioni u përplas me autobusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një periudhe të gjatë të përballjes me pandeminë, Beerfest…