23 vjet në rënia e Bekim Berishës dhe shokëve të tij, Haradinaj i quan luftëtarë dhe trima të pashoqë

10 gusht 2021 | 11:58

Janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi.

Me këtë rast, ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata ishin luftëtarë të pashoqë, trima dhe atdhetarë.

“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë! Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi,  para jetës së tyre e vendosën lirinë e popullit të shtypur, lirinë e atdheut të pushtuar. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për atdheun e fortë.  Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pas parasysh se institucioni i ATK-së është implementuese i…