Rukiqi takohet me nënkryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, zotohen për bashkëpunim

10 gusht 2021 | 15:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka takuar të martën nënkryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek. Pas takimit kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se qëllimi i këtij takimi është mundësia e rritjes së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit në shumë fusha. Derisa ka bërë me dije se në tetor do që qëndrojë në Izrael për vizitë, Rukiqi ka thënë se të dy odat do të angazhohen për krijimin e kushteve ligjore duke iniciuar edhe një marrëveshje për tregti të lirë në mes të dy vendeve.

E në anën tjetër, Roznek ka theksuar se kjo është vizita e parë e tij në Kosovë, me qëllimin e vetëm që dy shtetet të nisin thellimin e bashkëpunimit. “Është kënaqësi të jem këtu për herë të parë. Ky takim është një lidhje e fortë ekonomike në mes të dy shteteve dhe për këtë arsye jam këtu”, ka thënë Roznek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë…