Selimi tregon për përplasjen Haradinaj-Rama në praninë e Merkelit: “Kqyri punët e tua se as lu*i s’më han për ty”

10 gusht 2021 | 16:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar një deklaratë që kishte bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit, ndonëse s’ia ka përmendur emrin, por vetëm i është referuar si “lider kosovar”.

Sipas Ramës, Haradinaj me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës.

“Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke “i treguar babait arat”, kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian? E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, ka shkruar Rama.

E njëri nga ata që ishte pjesë e këtij debati, ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka treguar versionin e tij. Ai në postimin e tij, Edi Ramën e ka paraqitur me X, kurse Ramush Haradinajn me Y.

Postimi i plotë i Selimit (në orgjinal)

Një bisedë në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qaty ne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje:

Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në faqen e…