Haradinaj: Java e dytë e gushtit 1998 ishte dëshmitare e betejave heroike anembanë Dukagjinit

11 gusht 2021 | 08:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët të cilët ranë në betejën e dytë të gushtit të vitit 1998.

Ai ka thënë se përgjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

“Java e dytë e gushtit 1998 ishte dëshmitare e betejave heroike anembanë Dukagjinit.
Kujtoj me respekt e nderim shumë bashkëluftëtarë të zot, që deri në ditën e përjetësisë i dhanë jetë luftës për liri e ishin tmerr për armikun”.

“Të përhershëm në kujtimin e brezave, Sokol Sejfijaj, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi, Arton Hasanaj nga Rakoci dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Nderuam emrat e tyre në shumë beteja deri në ditën e fitores, duke qenë përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.…