Aksident i rëndë në Krujë, lëndohen tri femra nga Kosova

11 gusht 2021 | 08:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Tapizë-Derven. Policia njofton se rreth orës 07:00 në këtë aks rrugor janë përplasur dy automjete me targa nga Kosova që drejtoheshin nga A. Sh., dhe F. K.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë.

Tri të lënduarat janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor dhe ndodhet në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e saj, raporton tvklan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në pjesën veriore të Gjermanisë u kanë bërë thirrje…