Përfshihet nga flakët autobusi me pushues nga Kosova në Himarë

11 gusht 2021 | 10:12

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.

Autobusi ka qenë me turist nga Kosova, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime, raporton TCh.

Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.

Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Floridës, Ron DeStantis, kritik i njohur i masave…