Qeveria miraton marrëveshjen prej 15 milionë eurosh për financimin e barnave dhe vaksinave anti-Covid

11 gusht 2021 | 11:08

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-Covid.

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër Covid-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështetje në furnizim me barna esenciale.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj marrëveshje dhe se ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjeve, prandaj e kemi sjell sot para jush edhe si projektligj për t’u miratuar”, ka thënë Murati gjatë mbledhjes së qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar 403 shoferë…