Shqiptari gjuan me kallashnikov ndaj ish-të dashurës dhe partnerit të saj

11 gusht 2021 | 14:05

Ibrahim Rudi, 21 vjeç, një shqiptar me vendbanim në Galipoli Itali ka qëlluar plot 16 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri.

21-vjeçari u ndalua nga karabinierët të cilët njofton se ai lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, përfshirë ish të dashurën e tij.

Ngjarja ndodhi agimin e ditës së sotme. Shënjestrat e të riut fatmirësisht nuk u lënduan.

21-vjeçari është vënë tashmë në pranga. Sipas një rindërtimi fillestar të hetuesve, i riu, me origjinë shqiptare, do të kishte qëlluar për të frikësuar vajzën. Duket se ka pasur një grindje mes të dyve para se të fillonin të shtënat që drejtoheshin në murin e një ndërtese. Sidoqoftë, karabinierët tani po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e incidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wijnaldum, Sergio Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe së fundi Lionel Messi…