Kush do e drejtojë seancën e parë plenare, Sali Berisha apo Luljeta Bozo?

11 gusht 2021 | 14:51

Sipas rregullores, seanca e parë në Kuvend do drejtohet nga deputeti më i madh në moshë.

Muaji Shtator pritet të ndezë zjarrin e politikës shqiptare, teksa pas dy vitesh jashtë, Partia Demokratike me aleatët e saj do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e parë plenare do të zhvillohet në 9 Shtator, ndërsa sipas rregullores deputeti më i madh në moshë do drejtojë fillimin e legjislaturës së re. Sipas të dhënave të ISP, Luljeta Bozo është deputetja në moshën më të madhe, dhe me një vit diferencë, ndiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Luljeta Bozo ishte një nga prurjet e reja në radhët e Partisë Socialiste, e prezantuar nga Kryeministri Rama para fushatës zgjedhore. Sipas kryesocialistët, Bozo do të përfaqësonte jo vetëm më të moshuarit, por edhe atë pjesë të shoqërisë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si një inxhinere që dha kontribut të madh gjatë asaj periudhe.

Por Luljeta Bozo nuk është e vemtja që do i bashkohet parlamentit në Shtator, ndonëse pa karrierë në politikë. Edhe Najada Çomo, shefja e Infektivit do të jetë në parlament pas misionit dhe luftës me COVID-19 në vend.

Në total, 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Klan News

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Dy skaje të papërputhshme:…