Uta Ibrahimi fiton medalje të artë për ngjitjen në 7,134 metra lartësi

11 gusht 2021 | 15:38

Alpinistja Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e artë në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin e cila është 7,134 metra e lartë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.

“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël. Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”.

Përndryshe, Ibrahimi në muajin prill ishte ngjitur në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal, njofton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e ka refuzuar propozimin e Komunës së Gjakovës,…