Këshilli Gjyqësor i reagon Albulena Haxhiut

11 gusht 2021 | 15:43

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me deklaratën e saj se për këtë institucion.

Përmes një komunikate drejtuar medieve, KGJK-ja ka thënë se reagimet e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve.“Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, është thënë në reagim e KGjK-së.

Gjatë ditës në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se s’do t’i mbështesë KPK-në dhe KGJK-në  nëse  këto institucione mbyllin sytë përballë skandaleve. “Unë nuk dua t’i mbështesë këto këshille kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve. Në momentin kur nuk ka reagime si ajo e incizimeve, natyrisht që do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë. Edhe sot paralajmëroj Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial nëse nuk duan të punojnë bashkërisht për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të mos u humbur: Superkupa e Evropës, Chelsea –…