Tahiri kërkon masa shtesë në luftën kundër pandemisë

12 gusht 2021 | 11:41

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të aplikojnë masa shtesë në luftën kundër pandemisë.

Në seance e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se duhet marrë masa konkrete për t’u ndalë në ndihmë institucioneve shëndetësore.

“Duhet angazhim më i madh se kurrë më parë nga ministri i Shëndetësisë në fuqizim të spitaleve rajonale dhe përkrahje të klinikave në QKUK. Si deputetë të opozitës i bëjmë thirrje Qeverisë sepse është organi më i rëndësishëm në këtë vend dhe e jep ndihmën më të madhe në ballafaqimin me Covidin. I bëjmë thirrje ministrit Vitia, Qeverisë që java tjetër ta zë Republikën e Kosovës me masa shtesë, me angazhim më të madh qeveritar në mbarë vendin”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapitulli i ri i inovacionit të smartphone-ve: Samsung vendos një…