Vlora Spanca zgjedhet auditore e përgjithshme, opozita voton kundër

12 gusht 2021 | 12:43

Me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,  Vlora Spanca është zgjedhur në pozitën e auditorit të përgjithshëm.

Para se deputetët e Kuvendit të votonin për zgjedhjen e saj në këtë pozitë, partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja kanë kritikuar zgjedhjen e saj, duke thënë se emërimi i saj është konflikt interesi.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thanë se nuk do të duhej të zgjedhej Spanca në këtë pozitë, pasi motra e saj është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani tha se pjesë e komisionit që zgjedhin auditorin nuk është vetëm nga Presidenca, por janë edhe nga shoqëria civile, Banka Botërore e institucione tjera, përfshirë edhe kompaninë e angazhuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe për mbikëqyrje të këtyre propozimeve, ku tha se ka dal kandidatja me pikët maksimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Banjë të komunës së Malishevës ka filluar asfaltimi…