Kurti vlerëson kontributin e ISG-së për Kosovën

12 gusht 2021 | 13:01

Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

Kurti ka theksuar përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, ku kryeministri ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i qeverisë edhe në vitet pasuese.

Në këtë takim u bisedua edhe për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…