Prishtina sot luan ndeshjen kthyese ndaj Bodo/Glimt me fillim nga ora 18:00

12 gusht 2021 | 13:31

Prishtina do të luajë sot (e enjte) në ndeshjen kthyese ndaj Bodo/Glimt në kuadër të raundit të tretë në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka arritur dje gjatë ditës në Norvegji për ndeshjen kthyese ndaj kampionëve të këtij vendi.

Prishtina ka fituar takimin e parë në Kosovë me rezultat 2-1 dhe sot është gati për të ruajtur rezultatin dhe për t’u kualifikuar tutje.

Ndeshja e sotme pritet të zhvillohet në ‘Aspmyra Stadion’ të Bodos në Norvegji, me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka disa mungesa të theksuara, por kanë besim të plotë se mund ta shkruajnë historinë duke u kualifikuar në ‘Play-Off’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës,…