Kryebashkiaku i kafshoi medaljen e artë sportistes japoneze, reagon Komiteti Olimpik

12 gusht 2021 | 16:28

Një sportiste të lojërave olimpike i është dhënë një medalje e re e artë, pasi të parën ia kafshoi kryebashkiaku i qytetit të saj.

Sipas BBC, Takashi Kawamura, kryebashkiak i qytetit japonez Nagoya është akuzuar se ka injoruar kufizimet kundër COVID-19 dhe po ashtu për mungesë respekti ndaj sportistes Miu Goto. Pasi ai uli maskën dhe kafshoi medaljen e fituar në softball nga sportistja.

Kryebashkiaku 72-vjeçar kërkoi falje për veprimet, ndërsa te autoritetet e qytetit erdhën mbi 7000 ankesa.

Organizatorët e “Tokio 2020” kanë treguar se janë pajtuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe sportisten Goto për zëvendësimin e medaljes. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’i paguajë shpenzimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Medalistët e Olimpiadës së 28-të Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë…