Vetëm tri ambasada po veprojnë në Kabul

17 gusht 2021 | 11:42

Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit po veprojnë vetëm tri ambasada të huaja, e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

Të gjitha vendet tjera kanë evakuuar personelin e ambasadave të tyre. Vendi fundit që tërhoqi stafin ishte India.

“Duke marrë parasysh rrethanat është vendosur që ambasadori ynë në Kabul dhe stafi i tij të zhvendosen menjëherë në Indi”, ka pohuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane Arimdam Bagchi në “Twitter” më 17 gusht.

Njoftimi vjen derisa mijëra afganë po përpiqen me çdo kusht të largohen nga Kabuli pasi qyteti u mor nën kontroll nga talibanët.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka njoftuar se aeroporti i Kabulit ishte rihapur pasi fluturimet ishin ndalur një ditë më parë për shkak të situatës së sigurisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka treguar se arsyeja e vizitës janë projektet e…