![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/auto_ZS4naUql3hBedwfV1629135200-600x360-1.jpg)
Forcat ushtarake afgane mobilizohen kundër talebanëve(video)
Pas pushtimit të Kabulit, në Afganistan është rikthyer shpirti luftarak kundër talebanëve në rajonin e Luginës Panjshir.
Në “Twitter” është publikuar videoja e asaj që duket si fillimi i organizimit të lëvizjes kundër talebanëve dhe Al Qaedas.
Forcat e armatosura do t’i udhëheqë Ahmad Massoud, djali i Ahmad Shah Massoud i njohur si “Luani i Luginës Panjshir” që luftoi brutalisht kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” gjatë vitit 1989, që më vonë u bë lider i muxhahedinëve dhe lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996.
Djali i tij, Ahmad, i cili asokohe ishte fëmijë, ka ndjekur hapat e babait dhe ka vendosur që të hakmerret në emër të tij. Lugina Panjshir është rajoni i vetëm në Afganistan ku nuk kanë shkelur kurrë talebanët. Në videon e publikuar shihet Ahmad Massoud i njohur si Tajik, së bashku me bashkëluftëtarët duke u futur në helikopterin Mi-17V5 të ushtrisë afgane ndërsa nisen drejt një lokacioni të panjohur.
https://twitter.com/Mediavenir/status/1427427434819956740?s=20