Ronaldo i ofrohet Cityt

17 gusht 2021 | 13:08

Cristiano Ronaldo i propozohet anglezëve të Manchester City. Ky është lajmi i madh i Corriere dello Sport në Itali.

Gazeta italianë shkruan se Jorge Mendes është futur në lojë dhe po tenton transferimin e sulmuesit portugez të kampionët e Anglisë.

Mendes ua ka propozuar “Qytetarëve”, që do të kundërpërgjigjeshin ndaj PSG që mori Lionel Messin nga Barcelona.

Kalimi i Ronaldos në skuadrën e Pep Guardiola do ta rriste shumë imazhin e Manchester City.

Gjithsesi mbetet të shikohet nëse ata do ta blinin sulmuesin nga Juventusi. Deri më tani thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të mbërrijë sot në Rinas kontigjenti i parë i…