Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

17 gusht 2021 | 14:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit.

“Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e…