Zemaj alarmon: Qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit

17 gusht 2021 | 14:57

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me menaxhimin që po bëhet nga institucionet e vendit për vaksinimin e qytetarëve.

Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar video dhe fotografi ku shihet grumbullim i qytetarëve nëpër qendrat e vaksinimit.

Ai ka thënë se qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit.

Deputeti i LDK-së ka thënë se “Qeveria Kurti dhe ‘Mindil Vitia’ s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”.

“Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm. Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka…