Vazhdon lyerja e korridoreve të banesave kolektive në Prizren

17 gusht 2021 | 15:43

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli kanë vizituar të martën banesat kolektive, ku kanë përfunduar punimet e projektit të lyerjes së korridoreve.

Në kuadër të këtij projekti pritet të përmirësohen kushtet e banimit të qytetarëve, të kenë ambient më të sigurt dhe të pastërt, ku deri më tani nga 50 aplikime kanë përfunduar punimet në 35 banesa.

Në total pritet që mbi 600 familje të kenë një ambient më të sigurt e më të shëndetshëm për të jetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe i ka propozuar haptazi Nasser Al-Khelaifi se ai…