Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Kabulit

17 gusht 2021 | 15:33

Ndërsa aeroporti i Kabulit ndaloi së funksionuari për disa orë dhe aktiviteti i tij u pezullua, kanë nisur sërish fluturimet ushtarake për evakuimin e diplomatëve dhe civilëve .

Sipas një zyrtari të sigurisë i cili ka folur për Reuters numri i civilëve në aeroport është zvogëluar, një ditë pas skenës kaotike në të cilën trupat amerikane qëlluan për të shpërndarë turmat dhe njerëzit filluan të kapeshin pas një aeroplani ushtarak amerikan teksa ngrihej për të fluturuar . Dy prej tyre  humbën jetën gjatë ngritjes në ajër të avionit.

Pamjet ku dhjetëra mijëra afganë përpiqen të ikin ndërsa ndjekin nga pas një avion kanë bërë xhiron e botës.

Trupat amerikane kanë vrarë edhe dy persona të armatosur që qëlluan mbi turmën në aeroport. Forcat amerikane morën kontrollin e aeroportit pasi kjo ishte  mënyra e tyre e vetme për të fluturuar jashtë vendit./KlanTV/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa gjërave u dihet vlera vetëm pasi t'i humbasësh! Vlera…