![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/mbappe.jpg)
Mbappe refuzon çdo ofertë për të vazhduar kontratën me PSG-në
Kylian Mbappe i ka propozuar haptazi Nasser Al-Khelaifi se ai dëshiron të largohet nga PSG-ja dhe të negociojë me Real Madridin. Ai e ka parashtruar këtë pa kërkesa ose kërcënime, por me vullnet të vendosur.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Kylian Mbapp pritej të shpallte të ardhmen e tij publikisht. Ky plan është në dyshim, pasi mund të kuptohet si një kërcënim për PSG-në. Mbappe synon të luajë edhe këtë sezon në kryeqytetin francez dhe pastaj të transferohet si lojtar i lirë ku të dojë verën e ardhshme.
Në fund të vitit 2019, Mbappe tashmë kërkoi më shumë përgjegjësi në ekip në mënyrë publike, por PSG-ja ofroi yje të tjerë. Sidomos me mbërritjen e Messit, që tani shfaqet si ylli kryesor i klubit, pa harruar Neymarin, talenti francez del në plan të dytë.