Bulliqi inspekton punimet e renovimit të shkollës teknike “Fan Noli”

17 gusht 2021 | 14:44

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, kanë vizituar të martën shkollën e mesme teknike “Fan Noli”, ku përcollën nga afër dinamikën e renovimit të objektit.

Renovimi i objekteve shkollore po bëhet edhe në 13 shkolla të tjera të komunës së Podujevës, ndërsa në proces të gëlqerosjes janë edhe 17 shkolla.

“Mjediset e përmirësuara shkollore do t’u krijojnë nxënësve dhe mësimdhënsve proces mësimor më të lehtë dhe më cilësor”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka premtuar angazhim maksimal për përgatitjen e të gjitha objekteve shkollore për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2021/2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…