Në 24 orët e fundit janë regjistruar 84 raste me Covid në Malishevë
17 gusht 2021
| 15:59
Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, janë regjistruar 84 raste të reja me Covid-19.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar, me numrin e personave të prekur me Covid-19, brenda një dite, në komunën e Malishevës.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot me Covid-19, janë regjistruar gjithsejtë 1392 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 266 raste.