Osmani: Me ndihmën e ShBA-së, dy kosovarë janë evakuuar nga Afganistani

17 gusht 2021 | 16:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se me ndihmën e ShBA-së dhe shteteve evropiane dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar në Afganistan.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se dy kosovarët do të kthehen në Kosovë së shpejti.

“Tash e disa kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra ime kanë punuar për të siguruar evakuim të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me asistimin nga ShBA-ja dhe shtetet evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në një shtet të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi. Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Locatellit më në fund i është plotësuar dëshira që…