Marku më 25 shtator lufton për titullin ‘IBF International’

17 gusht 2021 | 16:30

Boksieri shqiptar Florian Marku ka zyrtarizuar datën e duelit të radhës dhe kjo pritet të jetë mjaft e rëndësishme për një hap të madh në karrierën e Markut.

Në datën 25 shtator Florian Marku do të ndeshet me boksierin ukrainas Maksim Prodan për titullin IBF në stadiumin e Tottenham Hotspurit në Londër.

Dueli do të zhvillohet në prani të 78 mijë tifozëve teksa sfida kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo midis kampionit të botës në peshat e rënda Antony Joshua kundër Oleksandr Usyk. Lajmin e bëri të ditur vetë Florian Marku me anë të një postimi në “Facebook”.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarë kudo që jeni, kemi lajme të mira, ndeshja e radhës kundër Maxim Prodan për titullin IBF International do zhvillohet më datën 25 shtator në stadiumin Tottenham Hotspur do jenë të pranishëm 78.000  mijë spektatorë. Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua me Alexander Usyk. Ju pres të gjithëve atje dhe gjithashtu siguroni biletat tani online para se të jetë vonë”, ka shkruar Marku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik…