Doktori Sadri Berisha synon mandatin e dytë në asamble komunale

18 gusht 2021 | 11:39

Doktori Sadri Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka konfirmuar se do të jetë kandidat për asamble komunale në Pejë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Berisha që ishte njëri nga më të votuarit nga radhët e LDK-së, ka marrë mbështetjen e bashkësisë lokale të Baranit dhe kryetarit të Degës së Pejës, Gazmend Muhaxheri për të rikandiduar për mandatin e dytë.

“Me vullnetin më të madh qe të kontribuoj në të mirën e përbashkët për vendin ,ashtu siç jam përpjekur të bëj deri me sot,do të jem kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit 2021”, ka shkruar Berisha, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Berishës në “Facebook”:  

Të nderuar miq,

me propozimin e nëndegëve të LDK-së të bashkësisë lokale të Baranit dhe me aprovimin e kryesisë dhe kryetarit të degës së LDK-së në Pejë z.Gazmend Muhaxheri.

Me vullnetin më të madh qe të kontribuoj në të mirën e përbashkët për vendin ,ashtu siç jam përpjekur të bëj deri me sot,do të jem kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.

Faleminderit për besimin!

Shpresoj dhe besoj në përkrahjen e Juaj!

Na priftë e mbrara

Sadri Berisha #2#

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke vazhduar…