Covid-19 i merr jetën të riut Kujtim Mehmeti
LAMTUMIRË KUJTIM MEMETI
Xheladin Rexhepi
Ishe trim dhe i patrembur ndaj çdo fortunë që të doli përpara. Vetëm Covid të mposhti tinëzisht.
Shuarja jote kur me së shumti i duheshe familjes, farefisit, miqve, dhe mbi te gjitha shoqërisë, në fushën e avokaturës, ku le gjurmët e pergatitjes inteleltuale dhe profesionale, sidomos në mbrojtjen e atyre që u shkeleshin të drejtat, është vështirë e kompenzueshme!.
Shkuarja jote e hershme në amshim, në lulen e rinisë, është humbje, jo vetëm për Vorcën evogël, Radushën, Tetovën dhe Shkupin ku veprove, por edhe për kombin shqiptar në përgjithësi. Sepse ishe në kulmin e karierës si avokat me perspektivë.
Miku im i shtrejtë Kujtim Mehmeti, shpirti t’u baftë dritë në qiell.
Kujtim, KUJTIMET për ty nuk do t’i harrojmë kurrë.
Pusho në paqen e përjetshme!