Nexhmi Shala ishte hero i gjallë

19 gusht 2021 | 13:40

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se është ndarë nga jeta një nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, Nexhmi Shala, nga Kleçka.

Limaj përmes një statusi në faqen zyrtare të kësaj partie ka thënë se, Nexhmiu do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar trim dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare.

Postimi i plotë i Limajt:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Nexhmi Shala.
Ai ishte një hero i gjallë, i cili gjithë jetën ia kushtoi vendit. Nexhmiu do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar trim dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha aq shumë.”
Fatmir LIMAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala,…