Më shumë pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi në Kosovë

19 gusht 2021 | 15:04

Në Kosovë është rritur numri i personave që po trajtohen me oksigjeno-terapi. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar të enjten (19 gusht) se janë 470 pacientë që po trajtohen përmes kësaj metode derisa një ditë më herët ishte raportuar për 418.

Në bazë të raportit ditor të ShSKUK-s, 626 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 527 janë të konfirmuar pozitivë në Covid-19 ndërsa 26 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Situata epidemiologjike në Kosovë është përkeqësuar që nga fundi i muajit korrik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goditja më e madhe në merkato e klubit shkodran, Liridon…