![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/auto_2018-04-25T190129Z_1711342465_RC1EBD005AA0_RTRMADP_3_PEOPLE-KANYE-WEST1526487300.jpg)
Kanye West paralajmëron disa albume
16 maj 2018
| 22:44
Kanye West duket se është duke punuar në këngë të reja për albumet e tija të radhës.
Këngëtari i hitit “Bound 2: ka postuar një video në Twitter ku qëndron para dy tabelave të bardha me pesë tituj, për të cilët besohet të jenë emrat për albumet e reja, përfshirë ‘Ye’, ‘Kids’ dhe ‘Push’.
Postimi i Kanye vjen disa orë pasi reperi 40-vjeçar pranoi se ka hequr dorë nga telefoni i tij për t’u siguruar që të mos pengohej derisa punon në muzikë.
Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian më herët kishte deklaruar se reperi është duke punuar në pesë albume dhe se ishte shumë i zënë për të marrë pjesë në Met Gala. (KP)