Nurellari: Kurti tregohej luan në opozitë me Jabllanoviqin dhe lepur në pushtet me Rakiqin

21 gusht 2021 | 17:20

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka komentuar në facebook lidhur me heshtjen e kryeministrit Kurti për përfshirjen e ministrit të tij Rakiq në fillimin e ndërtimit të universitetit të strukturave paralele në Mitrovicë.

Këtë akt ai e konsideron si “shumë të rëndë e sfidues ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës” duke e krituar Kurtin për dyfytyrësi sepse për një gjë shumë më të vogël sikurse qe një fjalë goje e Jabllanoviqit, ai ka ndërmarrë protesta të dhunshme në Kosovë.

Më tej Nurellari kujton rrethanat e atyre protestave të vitit 2015 duke thënë se “Pra para gjashtë vjetësh Kurti qe i gatshëm të shkatërronte Prishtinën me molotov e gurë, për një fjalë goje që Jablanoviq tha për aktivistët e Vetëvendosjes që goditën me sende të forta autobusin e mbushur me pleq serb.”

Ndërsa si pas tij sot që është në pushtet ai nuk ka kurajo as për një qortim e jo më për shkarkim ndaj Rakiqit, ndërkohë që veprimi I ministrit të Kurtit është shumë më i dëmshëm për Kosovën sesa fjala egërsisë e nxjerrë prej gojës së Jabllanoviqit.

Teksti i plotë i postimit të Adri Nurellarit:

Kryeministri Kurti ende nuk ka bërë asnjë deklaratë apo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me faktin që ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, mori pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e Universitetit paralel të Prishtinës. Ky ishte një akt shumë i rëndë sfidues ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës duke e kthyer vendin një dekadë prapa për sa i përket pranisë së strukturave paralele të drejtuara prej Beogradit. Kur ishte në opozitë Kurti sillej si luan përkundrejt Listës Serbe e tani që është në pushtet po sillet si lepur. Këtë gjë e dëshmon më së miri sjellja agresive e dhunshme e para gjashtë viteve kundër një fjale të përdorur nga Jabllanoviq ndërkohë që sot po hesht për një akt konkret të Rakiqit.

Më 6 Janar 2015, Lëvizja Vetëvendosje dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave” kanë penguar autobusin që solli pelegrinët serb për të bërë homazhe në kishën ortodokse të Gjakovës me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Gjatë protestës policia arrestoi dy aktivistë të “Vetëvendosjes”, Ngadhënjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi, të cilët kishin goditur autobusin me copa akulli.

Aleksandar Jabllanoviq, ministër në qeverinë e Kosovës për kthim dhe komunitete, asokohe deklaroi tesktualisht se“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”

Për këtë deklaratë Lëvizja Vetëvendosje organizoi një seri protestash të dhunshme për kërkimin e dorëheqjes së Jabllanoviqit gjatë të cilave u lënduan me dhjetëra policë dhe pati një kosto të madhe materiale të pronës publike e private. Si përfundim Jabllanoviq u detyrua të kërkojë ndjesë dhe poashtu kryeministri Isa Mustafa e shkarkoi nga detyra.

Pra para gjashtë vjetësh Kurti qe i gatshëm të shkatërronte Prishtinën me molotov e gurë, për një fjalë goje që Jabllanoviq tha për aktivistët e Vetëvendosjes që goditën me sende të forta autobusin e mbushur me pleq serb që donin të vendosnin qirinj tek varret e të afërmve të tyre me rastin e Krishtlindjeve, Sot që është në pushtet nuk ka kurajo as për një qortim e jo më për shkarkim ndaj Rakiqit, për një akt shumë më të rëndë e të dëmshëm për Kosovën sesa fjala e thënë prej Jabllanoviqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit…