Solskjaer: Unitedi nuk e shet Pogabn

22 gusht 2021 | 11:53

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka këmbëngulur se Paul Pogba nuk do të largohet në këtë afat kalimtar.

Pogba vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Old Trafford, pasi Paris Saint-Germain raportohet se e dëshiron reprezentuesin francez.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me United dhe Solskjaer tha në korrik se klubi ishte në bisedime për ta lidhur atë me një marrëveshje të re.

Edhe pse Pogba nuk ka arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq deri më tani, Solskjaer nuk e sheh atë të largohet para se të mbyllet afati kalimtar më 31 gusht, shkruan Goal.

“Po, unë pres që Paul të jetë këtu kur të vijë 1 shtatori”, tha Solskjaer për gazetarët.

“Nëse keni një kontratë pesëvjeçare ose një kontratë njëvjeçare, kur nënshkruani për Man Utd ju duhet të përballeni me sfidën e përformancës në një nivel të qëndrueshëm”.

“Nuk jam i shqetësuar fare se kohëzgjatja e kontratës së çdo lojtari po ndryshon nivelin e motivimit dhe frymëzimit të tyre. Ju dëshironi të luani mirë për ekipin tuaj, shokët tuaj të skuadrës, veten, familjen tuaj, sa herë që luani”.

“Ajo që pres është që qëndrimi dhe qasja në çdo lojë të jetë e duhura. Se ne kemi të njëjtin fokus, fokusin e duhur, profesionalizmin e duhur dhe me këtë, nuk kam asnjë shqetësim për Pogban”.

“Paul është duke shijuar futbollin e tij dhe e kam thënë shumë herë, puna ime është të sigurohem që po nxjerrim më të mirën nga ai dhe Bruno”, përfundoi Soskjaer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një…