Haradinaj: Prishtinasit e meritojnë ta dinë të vërtetën rreth Pandorës
22 gusht 2021
| 13:25
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Hardinaj, ka kërkuar edhe një herë që me rastin ‘Pandora’ të merret prokuroria.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët e Prishtinës e meritojnë ta dinë të vërtetën rreth Pandorës.
“Edhe pas shumë vitesh po e ripërsëris: Rasti Pandora është rast për Prokurorinë. Qytetarët e Prishtinës e meritojnë ta dinë të vërtetën rreth Pandorës”, ka shkruar.