Mbytet edhe një pushues në Velipojë, dyshohet se është nga Kosova

22 gusht 2021 | 13:29

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.

Dy burra nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë mbytur këtë ditë të diele në plazhet e Shqipërisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, “Top Channel” ka njoftuar se personi i mbytur sot në plazhin e Velipojës është shtetas i Kosovës.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H.  rreth 59 vjeç, dyshohet se  është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Po ashtu, policia ka njoftuar edhe për vdekjen e dy turistëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në plazhin e Spillesë.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas),  rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Hardinaj, ka…