Braziliani Anderson rrezikon 10 vite burg

22 gusht 2021 | 13:42

Nuk arriti kurrë të ishte një brazilian i vërtetë, nga ato lojtarë që të bëjnë të dashurohesh e që nuk është e lehtë ta harrosh por Andreson ka qenë një futbollist jo pak i rëndësishëm për Manchester United nga viti 2007-2015.

Në moshën 33 vjeçare, një vit më parë, Andreson vendosi të largohej nga futbolli i luajtur por emri i tij është rikthyer fuqishëm në Brazil, jo për futboll por për një ngjarje të rëndë. Ish mesfushori është ndalur në kuadër të një operacioni ku përfshiheshin edhe tetë persona të tjerë, një organizatë kriminale, e cila merrej me vjedhje, zhvatje dhe pastrim parash.

Sipas mediave braziliane, Anderson ishte pjesë e këtij grupi që kanë zhvatur kompani të ndryshme, duke i shkaktuar një dëm prej 5 milionë euro, shumë kjo e cila më pas është pastruar duke blerë në treg kriptovaluta.

Policia ka mësyrë në apartamentin e tij vitin e shkuar duke i konfiskuar edhe kompjuterin personal. Nëse ish futbollisti brazilian shpallet fajtor rrezikon deri në 10 vite burg.

 

Anderson

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha këtë fundjavë ka vendosur ta…