Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit në Korçë (Video)

22 gusht 2021 | 22:22

Gaz lotsjellës është hedhur gjatë performancës së Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërkohë pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë apo duke mbajtur shami në hundë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot.

Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviqit nuk është ndërprerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se…