![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/3E56A4B8-A17B-45EE-A63F-163E3FB9F60F.jpeg)
Tjetër incident në koncertin e Bregoviç, Policia rrethon një grup të rinjsh
22 gusht 2021
| 23:49
Një tjetër incident raportohet se është shënuar në vendin ku po mbahet koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç.
Pamjet e publikuara nga portali ‘Dosja’ tregojnë momentin kur forca të shuma policie rrethojnë një grup djemsh. Por, portali shqiptar nuk jep më shumë informacione se çfarë ka ndodhur.
Një nga efektivët i bën me shenjë një prej të rinjve që të largohet që aty dhe ai ikën. Sipas portalit ‘Dosja’, ky incident mësohet se është i ri dhe nuk ka lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në koncert.