Sërish kolona në kufi, pritjet në dalje në Merdar mbi tri orë
Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë me dije se edhe sot ka pritje në pikëkalimin kufitar Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Në njoftimin për media bëhet me dije se pritjet në dalje në Merdar janë mbi tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje deri në orë.
Pikat e Kalimit Kufitar: hyrje (min) dalje (min)
Merdar 05-10 180-210
Jarinje 05-10 05-10
Mutivodë 05-10 05-10
Bernjak 05-10 05-10
Dheu i Bardhë 05-10 40-50
Vërmicë 05-10 15-20
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.