Hyseni: Golin historik ia dedikoj qytetarëve të Malishevës

23 gusht 2021 | 14:45

Malisheva ka arritur që në ndeshjen debutuese në Superligën e Kosovës të luajë baras ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku golin e pare historik për Malishevën e realizoi sulmuesi anësor, Hasan Hyseni. Hyseni shënoi pas 13 minutave lojë, kur pas një gabimi të Kristi Vangjelit, sulmuesi kaloi edhe portierin Haxho për të shënuar.

Futbollisti Hyseni golin ia dedikoi qytetarëve të Malishevës.

“U angazhuam maksimalisht që t’i bëjmë ballë kampiones në fuqi. U paraqitem jashtëzakonisht mirë, por fati nuk e deshi. Është shume e dhimbshme të pësosh në sekondat e fundit të ndeshjes. Jam shumë i lumtur që kam shënuar golin e parë për Malishevën në ndeshjen debutuese në Superligë, këtë gol ia dedikoj gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Hyseni për “GazetaSheshi”. Malisheva javën e ardhshme takohet me Ulpianën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Gërguri Troja si çelës i leximit Çelësi i leximit…