Matoshi për vrasjen e 18-vjeçares: Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat tona
23 gusht 2021
| 14:52
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ajo çka po përjetojnë vajzat dhe gratë e Kosovës është tmerr.
Postimi i plotë i Matoshit:
Sa Dardani ecë lirshëm në rruge veç ni Zot e din!
Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona.
Qe sa vjet thojmë, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohën ma të tmerrshme!
Duhet një gjetje, një s’po di çka, që iu fute në palcë friken idiotëve dhe vrasesve, përndryshe shkuam poshtë.
Ma e keqja për ato nana që përjetojnë dhunë në prezencë të fëmijeve e traumat po e bojnë të veten mas një kohe!