Halimi: Rasti i vrasjes së 18-vjeçares, na përplasi fytyrës realitetin e hidhur

23 gusht 2021 | 15:32

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka bërë me dije se rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare ka treguar edhe njëherë realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruat se gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë.

 

Postimi i plotë i Halimit:

Rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare, edhe njëherë na përplasi fytyrës realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat tona.

Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri.

Nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti.

Ngacmimet seksuale, dhunimet, shantazhi e dhuna ndaj grave janë çështje të cilat duhet të jenë prioritet i secilit prej nesh pa përjashtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),…