Pacolli ofron shpërblim për kapjen e vrasësit të Marigonës

24 gusht 2021 | 11:30

Dita e diel ishte e kobshme për një vajzë 18 vjeçe e cila u la pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin “Vrasje e rëndë” dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë, Dardan (Emrush) Krivaqa, gjendet në arrati.

Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka ofruar shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e së djathtës në Portland arriti kulmin kur demonstruesit…